Flash

Urdhër arresti për ish-shefin e FBI-së Comey, kërcënoi Trump përmes një postimi

Lapsi.al 29 April 2026
Urdhër arresti për ish-shefin e FBI-së Comey, kërcënoi

Është lëshuar një urdhër arresti ndaj ish-drejtorit të FBI-së, James Comey, pas një padie për “kërcënime me vdekje” ndaj presidentit amerikan Donald Trump. Kërcënimi është bërë në një postim në rrjetet sociale. Sipas raportimeve të CNN, urdhri nuk nënkupton domosdoshmërisht arrestim të menjëhershëm, pasi ekziston mundësia që Comey të dorëzohet vetë.

Padia lidhet me një foto të publikuar vitin e kaluar nga Comey, ku shfaqeshin guaska deti që formonin numra që u interpretuan nga republikanët si një mesazh kërcënues ndaj Trump, ndërsa vetë Comey e fshiu postimin, duke sqaruar se nuk kishte qëllim të nxiste dhunë.

Aktakuza përfshin dy pika, 'kërcënim ndaj jetës' së presidentit dhe 'shpërndarje komunikimesh' që kanë përmbajtje të tillë. Nga ana tjetër, Comey i ka hedhur poshtë akuzat. Ai është shprehur se është i pafajshëm dhe se beson në pavarësinë e sistemit gjyqësor.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI