Flash

Seedorf e komenti viral për PSG-Bayern: “Pyetni portierët nëse janë të lumtur”

Lapsi.al 29 April 2026
Seedorf e komenti viral për PSG-Bayern: “Pyetni portierët
PSG-Bayern për shumëkënd ishte shprehja maksimale e futbollit: nëntë gola dhe një 5-4 që lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit. Një kontrast i fortë me 0-0 mes Milanit dhe Juventusit, që u bë simbol i mungesës së spektaklit në futbollin italian. Mes shumë komenteve, edhe Thierry Henry tha: “I qoftë paqe atij që nuk e pa ndeshjen e djeshme”. Por Clarence Seedorf doli kundër rrymës. Si analist, ai kritikoi mungesën e ekuilibrit: “Pyetni portierët nëse janë të lumtur. ‘Clean sheet’ ka qenë gjithmonë i shenjtë për ta. Kemi parë Arsenalin të bëjë diferencën pikërisht falë kësaj”. Sipas tij, skuadrat si Arsenal dhe Atletico Madrid kanë më shumë shanse për të fituar, për shkak të organizimit mbrojtës.

Lexo më tej: Dembélé është bërë mjeshtër i presingut obsesiv: në PSG-Bayern dha një tjetër leksion

Seedorf e pranon spektaklin në sulm, por thekson se pa ekuilibër rrezikon të humbasësh gjithçka: “Imagjinoni të shënosh pesë gola kundër një prej skuadrave më të mira dhe të rrezikosh të eliminohesh sepse ke qenë shumë i hapur. Duhet një limit”. Ai e lidh këtë edhe me Real Madrid dhe mënyrën si është ndërtuar suksesi në vitet e fundit: “Kur ishim fëmijë, mësonim të ktheheshim mbrapa për të mbrojtur. Ky është thelbi. Organizimi bën diferencën”. Dhe shton: “Sa topa pamë sot pas shpinës së mbrojtësve të krahut, me qendërmbrojtësit që thjesht shikonin? Janë gjëra bazike në këtë nivel”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI