Flash

Prapaskena për Inter-Verona: “Arbitrat gati u përleshën për vendimin Bastoni-Duda”

Lapsi.al 29 April 2026
Prapaskena për Inter-Verona: “Arbitrat gati u përleshën

Kuadri i hetimit mbi arbitrat italianë bëhet gjithnjë e më i ndërlikuar, ditë pas dite, me detaje dhe prapaskena të reja. Si ajo e zbuluar nga edicioni i sotëm i La Repubblica, që rrëfen për tensione shumë të larta mes mbikëqyrësit VAR Andrea Gervasoni dhe VAR-it Luigi Nasca (sot të dy mes të hetuarve) pas mungesës së rishikimit në VAR për episodin e goditjes me bërryl të mbrojtësit Bastoni ndaj Duda në Inter-Verona të 6 janarit 2024.

E përditshmja fillimisht hyn në detajet e një prej ndeshjeve në qendër të hetimit, Salernitana-Modena e Serie B e 8 marsit 2025, që i sheh të dy protagonistë në rastin e një penalltie të munguar për emilianët. Gervasoni do ta kishte nxitur në një farë mënyre arbitrin Nasca, VAR i asaj ndeshjeje, “që të thërriste arbitrin Giua në on field review për qëllim rishikimi të vendimit fillestar”.

Duke u kthyer pas, pak më shumë se një vit më parë, episodi tashmë i njohur në fundin e ndeshjes Inter-Verona: Bastoni goditi me bërryl Duda-n në aksionin që më pas çon në golin vendimtar të Frattesi. Për arbitrin Fabbri nuk ka elementë për faull dhe rrjedhimisht për anulimin e golit, madje nënvizon se lojtari i Veronës ngrihet dhe e shikon pasi merr goditjen, përpara se të rikthehet i rrëzuar në tokë. VAR-i Nasca dhe AVAR-i Rodolfo Di Vuolo nuk e thërrasin për on field review.

Lexo më tej: Rocchi i përgjuar në San Siro për caktimet në favor të Inter:“Kuptohet me kë po flet”

Sa i përket marrëdhënies mes arbitrave Gervasoni dhe Nasca, e rikthyer në vëmendje në dokumente sidomos për Salernitana-Modena, La Repubblica shkruan: “Mes të dyve kishte pasur tashmë përplasje, duke arritur pothuajse në përleshje fizike, pas Inter-Verona të 6 janarit 2024 për goditjen e famshme me bërryl të interistit Bastoni, që nuk u ndëshkua nga VAR-i, por që sipas mbikëqyrësit duhej sanksionuar”.

Do të ishte një tjetër situatë tensioni i madh për një botë arbitrimi që tani gjendet nën hetim, në çdo kuptim.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI