Flash

Kris Jenner flet hapur për marrëdhënien me Corey Gamble

Lapsi.al 29 April 2026
Kris Jenner flet hapur për marrëdhënien me Corey Gamble

Kris Jenner ka reaguar hapur ndaj thashethemeve për martesë dhe ndarje me partnerin e saj prej shumë vitesh, Corey Gamble.

Në një episod të podcast-it të vajzës së saj Khloé Kardashian, “Khloé in Wonder Land”, Jenner, 70 vjeç, sqaroi se spekulimet për një ndarje të mundshme nuk e shqetësojnë më.

“Unë mendoj se ndoshta e ka shqetësuar më shumë atë sesa mua,” u shpreh ajo, duke iu referuar partnerit të saj. Ajo theksoi se angazhimet e shumta profesionale dhe jeta familjare e mbajnë të fokusuar larg zërave të mediave rozë.

“Nuk kam kohë të merrem me thashetheme. Jam shumë e zënë me jetën time, fëmijët, nipërit, nënën time, dhe Corey-n,” tha Jenner.

Kur u pyet nëse ka plane për martesë, ajo la gjithçka të hapur:

“Çdo gjë është e mundur. Unë jam plot surpriza,” u shpreh ajo me humor, madje duke iu drejtuar vajzës së saj: “Mund të jesh ti shoqëruesja e nuses.”

Khloé Kardashian nga ana e saj tha se, edhe pse i pëlqen ideja e martesës, nuk është e sigurt nëse nëna e saj ka nevojë për një martesë tjetër. Në intervistë, Jenner foli edhe për diferencën në moshë me Corey Gamble, i cili është 25 vite më i ri se ajo.

“Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë. Mosha është vetëm një numër. Nuk e planifikon kurrë me kë bie në dashuri,” tha ajo.

Kris Jenner dhe Corey Gamble janë në lidhje që prej vitit 2014, pasi u njohën në një festë në Ibiza. Çifti e bëri publike lidhjen në vitin 2015 dhe që atëherë kanë qenë shpesh në qendër të vëmendjes mediatike.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI