Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

Incineratori i Tiranës, Lefter Koka kundërshton rillogaritjen e dënimit

Lapsi.al 29 April 2026
Incineratori i Tiranës, Lefter Koka kundërshton rillogaritjen e

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka kundërshtoi përmes avokatit të tij në Prokurorinë e Posaçme të Apelit kërkesën e SPAK për llogaritjen e dënimit të kryer për aferën e incineratorit të Tiranës.

Gjykata e Posaçme e Apelit pranoi më 4 mars një kërkesë të prokurorit Dritan Prençi për të përsëritur pjesërisht gjykimin për incineratorin e Tiranës, si dhe administroi provat e paraqitura prej tij, në funksion të përllogaritjes së masës së dënimit për Kokën.

Avokati i Kokës, Maksim Sota deklaroi të mërkurën se interpretimi i Prokurorisë është i pabazuar në ligj dhe në kundërshtim me praktikën gjyqësore lidhur me rastet e mbivendosjes së masave të sigurimit me arrest në burg. Ai theksoi se objekt i këtij gjykimi është vendimi i Shkallës së Parë dhe jo masa e sigurisë që kundërshton SPAK.

Sota deklaroi se i mbrojturi prej tij është hetuar e gjykuar në “arrest në burg” për këtë çështje dhe se kjo masë është ekzekutuar e lënë në fuqi në të gjitha shkallët. Ai evidentoi edhe faktin se gjatë zhvillimit të gjykimit janë pezulluar afatet e paraburgimit disa herë, kur janë shtyrë seancat. Sipas Sotës, ish-minisri Koka ka qenë në paraburgim lidhur me këtë çështje dhe se me të drejtë gjykata ka deklaruar shuarjen e kësaj mase.

“Qëndrimi prokurorisë se ekzekutimi i masës është pezulluar si pasojë e një mase tjetër nuk qëndron dhe e rezulton e paparashikuar në ligj. Efektet e masave fillojnë nga çasti kur vendimi për atë masë është njoftuar”, argumentoi avokati Sota dhe solli në vëmendje praktikën e Gjykatës së Lartë.

Të mërkurën, u përmbyll edhe mbrojtja e fundit në këtë proces në Apel, ajo për të pandehurin Taulant Tusha. Përfaqësuesi i tij ligjor, avokati Ermal Yzeiraj kërkoi rikualifikimin e veprës penale për të cilën akuzohet Tusha, nga shpërdorim detyre në shkelje të barazisë në tendera. Ai vërejti se Tusha nuk mund të akuzohet për shpërdorim detyre, pasi funksioni i tij si anëtar komisioni mund t’i ngarkojë vetëm veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera.

Po ashtu, avokati Tushës pretendoi se i mbrojturi prej tij është i pafajshëm, pasi vërtetohet se i ka dhënë më pak pikë kompanisë fituese, e cila ishte dhe e vetmja në garë, duke mos e favorizuar. Në përfundim ai kërkoi rikualifikimin e veprës penale, konstatimin e parashkrimit dhe pushimin e çështjes ndaj të pandehurit Taulant Tusha, si dhe deklarimin e tij të pafajshëm për shpërdorim detyre.

Gjykata deklaroi të përfunduar shqyrtimin gjyqësor dhe u tërhoq për marrjen e vendimit që do të njoftohet me datë 14 maj, në orën 13:00. /Marrë nga Reporter.al

Të këshilluara

Aksident i rëndë në Memaliaj, 8 të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin Tepelenë-Krahës, pranë fshatit Iliras, në zonën e Memaliaj, ku dy automjete janë përplasur “kokë më kokë”...

19:49

Aksident me vdekje në Fier

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier-Seman, në vendin e quajtur Fermë-Çlirim. Sipas burimeve paraprake një automj...

17:32

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI