Flash

Berisha në Zagreb: Në Shqipëri ka një “autokraci elektorale”

Lapsi.al 29 April 2026
Berisha në Zagreb: Në Shqipëri ka një “autokraci

Kreu i PD-së Sali Berisha ndodhet në Zagreb për të marrë pjesë në forumin e IDU-së që mbledh liderët e djathtë nga e gjithë bota.

Në një prononcim të dhënë për mediat, Berisha tha se ndodhet aty për të paraqitur problematikat e mëdha të Shqipërisë dhe rajonit.

“Probleme madhore që kanë të bëjnë me sigurinë në rajon, probleme madhore që kanë të bëjnë me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, pengesat shumë serioze që Edi Rama me shtrirjen e Shqipërisë në një autokraci elektorale apo diktaturë autoritare, i ka bërë dhe i bën procesit të integrimit, me ndërtimin e narko-shtetit të parë dhe të vetëm në Evropë, shkatërrimin ose dëmtimin e rëndë të ekonomisë shqiptare për shkak të zhvlerësimit dramatik të euros dhe dollarit, goditjes shumë të rëndë të eksporteve, prodhimit industrial, prodhimit bujqësor” – tha Berisha.

“Përveç faktit që dihet që klanet e drogës janë sot vendimmarrësit kryesorë dhe më të rëndësishëm, por ato siç kanë faktuar zbulimet e fundit, ato arritën të kontrollojnë të gjithë internetin e Shqipërisë me të gjithë të dhënat e shqiptarëve. Kështu që, në këtë aspekt përbëjnë një rrezik dhe kërcënim serioz për sigurinë jo vetëm të Shqipërisë, por dhe të rajonit dhe më gjerë” – tha Berisha. /LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident i rëndë në Memaliaj, 8 të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin Tepelenë-Krahës, pranë fshatit Iliras, në zonën e Memaliaj, ku dy automjete janë përplasur “kokë më kokë”...

19:49

Aksident me vdekje në Fier

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier-Seman, në vendin e quajtur Fermë-Çlirim. Sipas burimeve paraprake një automj...

17:32

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI