Flash

George Clooney tërhiqet nga aktrimi?

Lapsi.al 28 April 2026
George Clooney tërhiqet nga aktrimi?

George Clooney pritet të mbushë 65 vjeç muajin e ardhshëm dhe duket se është gati të ngadalësojë ritmin e jetës për t’u fokusuar më shumë te filantropia.

Në një prononcim për mediat gjatë Chaplin Award Gala, aktori i njohur bëri të ditur se në të ardhmen do t’i kushtojë më shumë kohë Clooney Foundation for Justice, të cilin e ka themeluar së bashku me bashkëshorten e tij, Amal Clooney.

Ai shtoi gjithashtu se do të angazhohet me Roybal School of Film and Television, një institucion që synon të krijojë më shumë mundësi për studentët në industrinë e filmit dhe televizionit.

“Do të merrem me gjëra që më japin më shumë kuptim, sepse nuk jam më duke ndjekur karrierën,” u shpreh Clooney, duke theksuar se dëshiron të fokusohet te projektet që kanë rëndësi personale dhe shoqërore.

Megjithatë, ai nuk e përjashton plotësisht rikthimin në ekran: “Nëse vjen një rol i mirë, sigurisht që do ta pranoj.”

Aktori, i njohur për role ikonike si në Ocean's Eleven, u nderua gjatë kësaj mbrëmjeje për kontributin e tij në artin e kinemasë. Ai pranoi se evente të tilla e vendosin shpesh në siklet: “Është pak e turpshme kur të lavdërojnë kaq shumë.”

George Clooney e nisi karrierën në televizion, duke u bërë i famshëm me serialin ER, përpara se të kalonte me sukses në ekranin e madh. Ai dhe Amal Clooney u martuan në vitin 2014 dhe janë prindër të binjakëve Alexander dhe Ella.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI