Flash

"Elisa, i vetmi burrë në PS" Spiropali mijëra pëlqime në FB për rebelimin ndaj Ramës

Lapsi.al 28 April 2026
"Elisa, i vetmi burrë në PS" Spiropali mijëra

Kur vendosi t'i hedhë dorashkën Edi Ramës me sfidën "Më përjashto", Elisa Spiropali ka ngacmuar në radhët e ndjekësve të saj një nerv të ngordhur prej vitesh, atë të debatit dhe të diskutimit të ideve, edhe kur këto bien ndesh me dëshirën e kryetarit të partisë. (LEXO KETU) Ndoshta kjo është arsyeja që në statusin e radhës, pëlqimet dhe komentet janë disa mijëra. Lapsi.al lexoi disa prej tyre dhe rezulton se pjesa më e madhe e nxisin deputeten e Tiranës të flasë më shumë.

"Une e kam thene dhe po e them prap. Elisa Spiropali sot eshte i vetmi burre ne P.S. Pavarsisht se jam me bindje te ndryshme politike me te por po tregon personalitet dhe integritet politik. Bravo moj vajze" shkruan një prej komentuesve.

"Bravo për kurajon Elis! E vetmja gjë që nuk negociohet është dinjiteti, sepse është diçka që nuk ka çmim…" thotë një tjetër.

"Nuk jam dakord politikisht me ju, por ky qendrim meriton respekt. Do te doja te vinte me heret, por prape ka vlere kur dikush zgjedh te flase edhe kur nuk eshte e lehte" është komenti i radhës.

Ekskluzive/ E shantazhuan me tatimet. Pse shpërtheu Elisa Spiropali?

Në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar socialist, Rama e bëri të qartë se statuset në rrjetet sociale mund t'i kushtojnë karrierën Elisa Spiropalit, e cila pas vitesh të tëra talljesh dhe përçmimi publik nga kryetari ka vendosur të reagojë si pakkush tjetër në Partinë Socialiste.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI