Flash

Braçe: Turpi në çdo rrugë të Tiranës (VIDEO)

Lapsi.al 28 April 2026
Braçe: Turpi në çdo rrugë të Tiranës (VIDEO)

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe në një reagim të bërë në rrjetet sociale ka hedhur akuza ndaj Bashkisë së Tiranës.

Braçe ka publikuar pamje të pensionistëve, të cilët presin në radhë për të marrë abonetë dhe krahas pamjeve shkruan se të moshuarit presin për më shumë se 1 orë në radhë.

Socialisti shkruan se kjo situatë me pensionistët përsëritet çdo fundmuaji.

Braçe thotë se dhënia e aboneve falas për të moshuarit shtë ide e mirë, por duhet të jepet me dinjitet, teksa sugjeron që aboneja t’u jepet një herë në vit për të shmangur situatën e çdo muaji dhe radhët e gjata.

Reagimi i Braçes

TIRANA/7ta

TURPI NË ÇDO RRUGË TË TIRANËS;

RRADHA PËR ABONE FALAS E TË MOSHUARVE!

Më erdhi turp të shkoja më afër, sinqerisht;

Kanë që në mëngjes në radhë apo kjo radhë!

Falë pemëve këtu ka hije, lehtësim për të sëmurët mes tyre;

Por në këmbë më shumë se një orë është tuuuuurpppp!

Dhe kjo është e përmuajshme, çdo fund muaji si vuajtje e këtyre njerëzve!

DUHET THJESHT TË MENDOSH, DËGJOSH, VENDOSËSH;

Është politikë e bashkisë aboneja falas dhe është një politikë shumë e mirë. Por kaq nuk mjafton: JEPE ME DINJITET!

Një sistem i integruar edhe me sisteme të tjera për të eliminuar abuzimin, DUKE E DHËNË NJË HERË NË VIT PËR SECILIN DHE NË KUSHTE TË TJERA!

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI