Flash

Vetëm një ditë afat për caktimin e presidentit, Kosova drejt zgjedhjeve të reja

Lapsi.al 27 April 2026
Vetëm një ditë afat për caktimin e presidentit, Kosova drejt

Ka mbetur vetëm një ditë për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Nëse as të martën, më 28 prill, nuk arrihet konsensus dhe nuk zgjidhet kreu i shtetit, Kuvendi i Kosovës shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të reja brenda 45-ditësh.

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës që të propozojnë tre emra për president, si një zgjidhje “konkrete dhe përbashkuese” për të dalë nga ngërçi politik që po e rrezikon stabilitetin institucional.

Ndërkohë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka propozuar kryeministrit Albin Kurti emrin e Vjosa Osmanit për postin e presidentes, duke kërkuar garanci se kandidatura e saj do të siguronte mbështetjen e 66 deputetëve të mazhorancës.

Mbrëmjen e së dielës, shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka theksuar se, përtej deklaratave në rrjete sociale të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk është dorëzuar zyrtarisht asnjë propozim për t’i dhënë vendit një president konsensual. Ajo sërish ka ftuar opozitën që të propozojë tre kandidatë të pranueshëm, jashtë skenës politike.

Lidhja Demokratike e Kosovës është shprehur e gatshme të mbështesë Vjosa Osmanin, nëse sigurohen 66 votat e nevojshme, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në votim në rast se seanca për zgjedhjen e presidentit mbahet.

Nga ana tjetër, Vetëvendosje po insiston që kandidati për president të jetë figurë jashtë politikës aktuale, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po pret zhvillimet e radhës për të përcaktuar qëndrimin e saj.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI