Flash

Seanca në Kuvendin e Kosovës, reagon LVV: Nisëm procedurën për Presidentin e ri

Lapsi.al 27 April 2026
Seanca në Kuvendin e Kosovës, reagon LVV: Nisëm procedurën

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se në mungesë të propozimeve nga partitë opozitare, kanë vendosur të propozojnë dy aktiviste, Feride Rushiti e Hatixhe Hoxha, për postin e presidentes së vendit.

Ajo tha se është parë se Rushiti ka mbështetjen e deputetëve, duke marrë 63 vota për në raundin e parë të votimit.

“Ftoj të gjithë deputetët të marrin pjesë në seancën nesër e të mundësojmë zgjedhjen e presidentes. Me aq sa jam në njohuri, nuk ka asnjë hezitim në raport me personalitetin e figurës së doktoreshës Feride Rushiti”, tha Nagavci pas seancës së jashtëzakonshme.

E pyetur pse është filluar me votimin, pa pjesëmarrjen e 2/3 të deputetëve, Nagavci tha se në sallë ishin të pranishëm mbi 60 deputetë për ta nisur seancën.

Ajo ka refuzuar të komentojë problemet kushtetuese lidhur me mbajtjen e seancës për votimin e presidentit pa pasur kuorum ndërsa ka njoftuar se do të vazhdohet të martën në ora 10:00 me seancën e radhës. /LAPSI.al

Të këshilluara

Arrestohet në Brazil Ervin Mata

Është arrestuar në Brazil Ervin Mata. Lajmi është konfirmuar nga gazetarja Klodiana Lala. Më herët, Gjykata e Lartë Federale ka lëshuar një urdhër arresti pë...

20:31

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI