Flash

"O me ne, o kundër nesh", Rama kërcënon Spiropalin me përjashtim nga partia

Lapsi.al 27 April 2026
"O me ne, o kundër nesh", Rama kërcënon Spiropalin me

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar Elisa Spiropali me përjashtim nga Grupi Parlamentar, pas qëndrimeve dhe postimeve të saj në rrjetet sociale. Sipas burimeve nga mbledhja e zhvilluar këtë të hënë, Rama është ndalur disa minuta në fund të fjalës së tij te rasti i Spiropalit, duke përmendur mungesën e saj në votime dhe reagimet publike.

“Herën e parë nuk erdhe në votim. Herën e dytë bërë çarçafin (i referohet postimit në fb) dhe herën e tretë nuk ka, del jashtë këtij grupi”, mësohet të ketë thënë ai, duke e paralajmëruar drejtpërdrejt për përjashtim.

Në të njëjtën linjë, kryeministri ka theksuar se brenda partisë nuk duhet të krijohen tensione apo situata publike, duke iu drejtuar sërish Spiropalit: “Tek puna e partisë nuk mund të bëni drama, dhe për këtë po të drejtohem ty Elisa. Nuk dua të krijoni situata në parti. Partia ka dy ngjyra, bardhë e zi. ose bardhë dhe me ne, ose zi dhe përballë nesh.”

Sipas të njëjtave burime, Rama e ka cilësuar këtë si një përgjigje ndaj postimeve të saj në rrjetet sociale.

Në përfundim të mbledhjes, Spiropali ka kërkuar të marrë fjalën, por nuk është lejuar. “Ti s’mund të replikosh këtu, ti nuk merr fjalë më, me ty është investuar PS dhe unë”, mësohet të ketë deklaruar kryeministri.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI