Flash

Mediat braziliane nxjerrin PAMJET e arrestimit të Ervin Matës

Lapsi.al 27 April 2026
Mediat braziliane nxjerrin PAMJET e arrestimit të Ervin Matës

I shumëkërkuari shqiptar Ervin Mata është arrestuar që ditën e shtunë në Ilhabela, në bregdetin e São Paulo në Brazil. Mediat vendase e kanë raportuar gjerësisht lajmin ndërsa policia shqiptare e bëri të ditur atë vetëm në mbrëmjen e kësaj të hëne.

Ndaj 39-vjeçarit kishte një urdhër arresti për trafik ndërkombëtar droge. Ervin Mata ishte në arrati që nga shtatori i vitit 2025, i akuzuar nga autoritetet shqiptare për trafik droge dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale.

“CNN Brazil” citon një deklaratë të Policisë Ushtarake se “manjati u gjet pasi informacionet e inteligjencës treguan se ai ishte zhvendosur nga rajoni Baixada Santista në Bregun Verior. Gjatë patrullimit, i dyshuari u gjet në një biznes dhe u dërgua në Stacionin Federal të Policisë në São Sebastião. Gjatë operacionit, u sekuestruan dy telefona celularë dhe dokumente që i përkisnin individit të kërkuar” – citohet në deklaratë.

Ervin Mata ishte në kërkim ndërkombëtar që nga nëntori i vitit 2023. Ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti parandalues edhe nga autoritetet braziliane (Gjykata Federale Supreme) në vitin 2025. Vendimi u mor më 11 mars të atij viti, por u dekretua vetëm më 23 shtator.

Ai tashmë përballej me akuza në Shqipëri për trafik droge , pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe shoqatë kriminale. Hetimet e qeverisë shqiptare tregojnë se ai koordinoi trafikimin e 240 kg kokainë në Frankfurt të Gjermanisë në vitin 2020. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Arrestohet në Brazil Ervin Mata

Është arrestuar në Brazil Ervin Mata. Lajmi është konfirmuar nga gazetarja Klodiana Lala. Më herët, Gjykata e Lartë Federale ka lëshuar një urdhër arresti pë...

20:31

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI