Flash

Elisa në botën e vetmisë së madhe, përfundon e ulur.. me Tërmet Peçin (FOTO)

Lapsi.al 27 April 2026
Elisa në botën e vetmisë së madhe, përfundon e ulur..

Deklasimi i Elisa Spiropalit në Partinë Socialiste duket se nuk po ndalet. Mbledhja e sotme e grupit parlamentar nuk rezervoi vetëm ultimatumin e Edi Ramës ndaj saj, por edhe një tjetër lloj poshtërimi.

Për ish-kryetaren e Kuvendit dhe ish-Ministren e Jashtme s'ka më vend të rezervuar pranë Skënderbeut të saj dhe as në tavolinën e madhe të socialistëve. As më shumë e as më pak për të ishin kujdesur që ta ulnin ngjitur me Tërmet Pecin në rreshtat e dytë a të tretë të deputetëve të PS-së, sic shihet edhe në foton që ka siguruar Lapsi.al

Se cfarë modeli të deformuar e të përcmuar përfaqëson Tërmet Peci në kazermën politike të Edi Ramës, këtë e dinë të gjithë e nuk do shumë mendje. Ulja pranë tij e Elisës nuk është kurrsesi zgjedhje e kësaj të fundit përvecse nevojë e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut për të demonizuar Mamicën.

Sot kryeministri, sipas raportimeve që u servirën në media, nga qarqe pranë Ramës e Ballukut, paralajmëroi përjashtimin e Elisa Spiropalit nëse nuk do të bënte kthesë në qëndrimet e saj.

“Herën e parë nuk erdhe në votim. Herën e dytë bërë çarçafin (i referohet postimit në fb) dhe herën e tretë nuk ka, del jashtë këtij grupi”, mësohet të ketë thënë Rama duke mos i lënë asaj mundësi të kundërpërgjigjet.

Pranvera e vetmisë së madhe për Elisa Spiropalin vijon. Deri kur dhe si do të jetë fundi duket se e di vetëm ajo dhe Skënderbeu i saj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Përfshihet nga flakët pallati në Elbasan

Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të hëne në lagjen “Dyli Haxhire” në Elbasan. Sipas informacioneve paraprake, shtëllunga të dendura tymi k...

16:39

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI