Flash

Detaje te reja për νrasjen burrë e grua në Lezhë, policia bie në gjurmët e autorëve

Lapsi.al 27 April 2026
Detaje te reja për νrasjen burrë e grua në Lezhë, policia

Policia e Lezhës ka identifikuar dy automjete të përdorura nga autorët në vrasjen e Kreshnik dhe Gentjana Mujeci. Sipas burimeve, njëri prej mjeteve është me ngjyrë të zezë dhe tjetri ngjyrë gri. Hetuesit janë duke verifikuar targat e tyre, të dhëna që mund të çojnë deri në identifikimin e autorëve.

Dyshohet se në këto mjete kanë qenë katër persona, të cilët kanë ndjekur për disa kilometra automjetin që drejtohej nga 39-vjeçari. Sipas verifikimeve ka rezultuar se njëri prej automjeteve i ka prerë rrugën viktimës dhe më pas nga dy prej autorëve është hapur zjarr me breshëri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur të paktën 40 gëzhoja.

Pas krimit, autorët janë larguar në drejtim të Torovicës, një zonë që ofron disa dalje drejt Velipojës, Shkodrës dhe Shëngjinit. Për zbardhjen e këtij atentati, hetimet janë fokusuar në disa pista hetimore, por më kryesorja është ajo e hakmarrjes për një ngjarje të ndodhur rreth 10 vite më parë, kur Kreshnik Mujeci dyshohej si i përfshirë në ekzekutimin e Genc Mhillajt në Malin e Jushit, në Shkodër, ngjarje për të cilën nuk është dënuar. Pas atentatit, kontrolle janë ushtruar në disa banesa në Torovicë, Malecaj dhe Balldre.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI