Flash

Dalin 2 emra të rinj/ Kuvendi i Kosovës mblidhet sërish sot për Presidentin

Lapsi.al 27 April 2026
Dalin 2 emra të rinj/ Kuvendi i Kosovës mblidhet sërish sot

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka njoftuar se sonte do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit, e cila do të mbahen në ora 20:30.

Në kuadër të kësaj kërkese janë propozuar dy kandidatura për President: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.

Feride Rushiti është mjeke dhe aktiviste për të drejtat e njeriut nga Kosova, e njohur për punën e saj në rehabilitimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës dhe mbështetjen e grupeve të cenueshme. Ajo është themeluese dhe drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), një organizatë që ofron shërbime mjekësore, psikologjike dhe ligjore për të mbijetuarit e traumës.

Ndërsa Hatixhe Hoxha është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje që nga viti 2010, derisa ka mbajtur disa funksione partiake. Ajo ka qenë anëtare e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje dhe anetare e Kuvendit Komunal të Prishtinës. Gjithashtu, ka qenë edhe kandidate për deputete nga ky subjekt politik, duke fituar në dy mandate.

"Sot kam pranuar kërkesën e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit, e cila do të mbahet sot në orën 20:30. Në kuadër të kësaj kërkese janë propozuar dy kandidatura për President: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha. I ftoj që të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që të marrin pjesë në këtë seancë, në përputhje me obligimet e tyre kushtetuese" - shkroi Haxhiu në rrjetet sociale.

Më herët u tërhoq nga kandidatura e tij, Zëvendëskryeministri, Glauk Konjufca. Njoftimin e bëri në një deklaratë në sallën e kuvendit.

“Zonja kryetare unë në fjalim tim thash se tërhiqem si kandidat për president, mund të jetë marrë ndoshta kështu në formë më politike, pro nëse doni me marrë në formën juridiko-kushtetuese apo në përputhje me rregulloren e Kuvendit unë formalisht për hir të transkriptit të regjistrohet kjo në mënyrë formale tërhiqem nga kandidatura për president të Republikës së Kosovës”, ka thënë Konjufca.

Pas tij fjalën e mori deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku e cila po ashtu deklaroi se e tërheq kandidaturën e saj. “Edhe unë tërhiqem”, u shpreh ajo.  /LAPSI.al

Të këshilluara

Përfshihet nga flakët pallati në Elbasan

Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të hëne në lagjen “Dyli Haxhire” në Elbasan. Sipas informacioneve paraprake, shtëllunga të dendura tymi k...

16:39

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI