Flash

Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës

Lapsi.al 25 April 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë fjalës së tij në Konferencën Globale të Politikës në Francë, u ndal te çështja e Kosovës, duke e cilësuar si një problem që kërkon zgjidhje. Ai theksoi nevojën për vendime të guximshme, duke paralajmëruar se pa to, situata do të mbetet e bllokuar dhe pa progres.

“Për shkak të mohimit të shkeljes së integritetit territorial të Serbisë, arrijmë në papajtueshmërinë tonë me politikën botërore. Dikush duhet të krijojë mundësi dhe mundësi për popullin serb dhe dikush duhet ta kuptojë pozicionin tonë. Duhet të punojmë për zgjidhjen e problemit. Na duhen vendime të guximshme, përndryshe do të luftojmë dhe nuk do të arrijmë asgjë”, tha Vuçiç.

Vuçiç gjithashtu ngriti shqetësimin për pozicionin e Europës përballë fuqive të mëdha si SHBA dhe Kina. Sipas tij, kontinenti po humbet terren në zhvillimet teknologjike dhe strategjike. Sipas tij, Europa jo vetëm që ka mbetur pas në fusha si robotika dhe inteligjenca artificiale, por hendeku me rivalët globalë po thellohet gjithnjë e më shumë. Vuçiç theksoi se kjo situatë kërkon një qasje më të hapur dhe më të guximshme, duke kërkuar që vendet europiane të rrisin ndikimin e tyre në rajone si Azia dhe Afrika, në vend që të mbeten të bllokuara në procese burokratike. Ai nënvizoi se “bota nuk është vetëm Europa” dhe se kontinenti duhet të tregojë më shumë ambicie për të mos humbur peshën në skenën ndërkombëtare.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI