Flash

Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushner nuk kanë pse udhëtojnë kot

Lapsi.al 25 April 2026
Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushner nuk kanë pse udhëtojnë

Donald Trump anuloi dërgimin e Steve Witkoff dhe Jared Kushner në Pakistan për bisedime me Iranin. Ky vendim erdhi pasi delegacioni u largua nga Islamabadi pasi zhvilloi takime me zyrtarët pakistanezë. Presidenti amerikan tha se dy negociatorët nuk do të bëjnë një udhëtim 18 orësh për të qëndruar ulur pa folur për asgjë.

Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara i kanë të gjitha kartat, ndërsa Irani mund të telefonojë kur të dojë. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, u largua nga Pakistani pa pritur zyrtarët amerikanë.

Araghchi u takua me kryeministrin, shefin e ushtrisë dhe zyrtarë të tjerë për çështje që përfshijnë vijat e kuqe të Iranit në negociata. Megjithatë disa media ndërkombëtare raportojnë se zyrtarët pakistanezë presin që Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, të kthehet në Islamabad të dielën ose të hënën.

Ai është aktualisht po vijon udhëtimin e tij në Oman dhe më pas ndalesa tjetër është Rusia. Teherani I ka kërkuar presidentit amerikan të ndalojë bllokadën e porteve iraniane, ndërsa Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur. Zyrtarët iranianë mbeten thellësisht skeptikë dhe thonë se nuk u besojnë Shteteve të Bashkuara, duke theksuar gatishmërinë ushtarake.

Disa mbështetës të vijës së ashpër thonë se programi bërthamor i Iranit nuk është i hapur për diskutim, pavarësisht se Presidenti Trump përmend pasurimin bërthamor si një nga arsyet kryesore për sulmin ndaj Iranit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI