Flash

Pezullohen bisedimet Iran-SHBA, ministri i jashtëm largohet nga Pakistani

Lapsi.al 25 April 2026
Pezullohen bisedimet Iran-SHBA, ministri i jashtëm largohet nga Pakistani

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, është larguar nga Pakistani përpara mbërritjes së delegacionit amerikan, raportojnë mediat iraniane. Lëvizja vjen pasi Teherani konfirmoi se nuk do të ketë bisedime të drejtpërdrejta me SHBA-në në Islamabad. Gjatë vizitës në Pakistan, Araghchi ja përcolli qëndrimet negociuese të Teheranit zyrtarëve vendas dhe shprehu rezerva mbi kërkesat amerikane, duke paralajmëruar se Teherani nuk do të pranonte “kërkesa maksimaliste”.

Zëdhënësi i diplomacisë iraniane, Esmail Baghaei, kishte paralajmëruar më herët këtë zhvillim, duke përjashtuar kontaktet direkte mes palëve. Ndërkohë delegacioni amerikan pritet të mbërrijë në mbrëmje.

Burimet bëjnë me dije se Irani refuzon negociatat për sa kohë vijon bllokada në Ngushtica e Hormuzit. Në të njëjtën kohë, ndërmjetësit pakistanezë shprehen skeptikë për mundësinë e një marrëveshjeje në këtë fazë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI