Flash

Hakerimi i 300 zyrtarëve, Gjermania fajëson Moskën për sulme kibernetike

Lapsi.al 25 April 2026
Hakerimi i 300 zyrtarëve, Gjermania fajëson Moskën për sulme

Qeveria gjermane ka akuzuar Rusinë për një seri sulmesh kibernetike që kanë vënë në shënjestër përdorues të platformës së mesazheve 'Signal', përfshirë figura të rëndësishme politike dhe institucionale në vend. Sipas burimeve zyrtare në Berlin, që prej muajit shkurt janë regjistruar përpjekje të përsëritura për ndërhyrje përmes skemave “phishing”. Këto tentativa synojnë komprometimin e komunikimeve të politikanëve, diplomatëve, personelit ushtarak dhe gazetarëve.

Autoritetet gjermane vlerësojnë me probabilitet të lartë se këto operacione janë organizuar nga shteti rus ose struktura të lidhura me të. Nga sulmet dyshohet se janë prekur të paktën 300 persona, ndërsa mes tyre përmendet edhe presidentja e Bundestagut, Julia Klöckner. Po ashtu, mediat raportojnë se ekzistojnë dyshime që sulmi mund të ketë prekur edhe telefonin e kancelarit Friedrich Merz, megjithëse kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI