Flash

Alarmi për bombë në qendrën tregtare në Tiranë, policia: Nuk u gjet asgjë e dyshimtë

Lapsi.al 25 April 2026
Alarmi për bombë në qendrën tregtare në Tiranë,

Qendra tregtare “Toptani” në Tiranë u evakuua mbrëmjen e sotme pas një alarmi për bombë, i cili më pas rezultoi i rremë.

Sipas informacioneve, sinjali i alarmit u dha pasi shefi i sigurisë mori një email ku pretendohej se në ambientet e godinës ishte vendosur një sasi lënde plasëse që do të shpërthente në orën 20:30. Pas njoftimit, klientët dhe stafi u nxorën menjëherë jashtë, ndërsa policia ndërhyri duke kryer kontrolle të detajuara me qen nuhatës. Në përfundim të verifikimeve, autoritetet konfirmuan se bëhej fjalë për një alarm fals.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:10, shtetasi A. D, ka njoftuar sallën operative të DVP Tiranë se në email e tij ka ardhur një mesazh se në qendrën tregtare ku ai punon si shef security është vendosur një sasi lëndë plasëse, e cila do shpërthejë në orën 20:30.

Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, Forcat Xheniere dhe shërbimet e Antiterritorit, të cilët kanë kontrolluar qendrën dhe nuk kanë konstatuar asgjë të paligjshme.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka dërguar emailin dhe për sqarimin e rrethanave të rastit

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI