Flash

Vuçiç i kërkon gjykatës së Hagës lirimin e Ratko Mlladiç: Është i sëmurë rëndë

Lapsi.al 23 April 2026
Vuçiç i kërkon gjykatës së Hagës lirimin e

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi sot se gjendja shëndetësore e ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Serbe, Ratko Mlladiç, i cili në Hagë po vuan dënimin për krime lufte në Bosnje-Hercegovinë, është shumë e rëndë dhe se nuk e kupton pse atij nuk i lejohet që “ditët e fundit t’i kalojë jashtë qelisë së burgut”.

“Jam informuar nga ministri i drejtësisë Nenad Vujiç se gjendja e tij është shumë e rëndë. Ai nuk ka mundur të ulet, është dërguar në spital në pozicion të shtrirë dhe ka qenë në gjendje të përgjigjet vetëm shkurt. Nuk e kuptoj pse dikujt nuk i lejohet të kalojë ditët e fundit jashtë qelisë së burgut. Por a jam i befasuar? Jo”, tha Vuçiq para gazetarëve në Beograd.

Ratko Mlladiç është një nga figurat më të njohura ushtarake të luftës në Bosnje dhe Hercegovinë gjatë viteve 1992–1995, si komandant i Ushtrisë së Republikës Serbe. Ai u bë një nga personat më të kërkuar nga drejtësia ndërkombëtare për krimet gjatë luftës në Bosnje-Hercegovinë, i cili la pas vetes dhjetëra mijëra viktima dhe një krizë të thellë humanitare në rajon.

Në vitin 2017, Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë në Hagë e shpalli fajtor Mlladiqin për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid, përfshirë edhe masakrën e Srebrenicës, i konsideruar si krimi më i rëndë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Ai u dënua me burgim të përjetshëm.

Siç raportohet, Mlladiç më 10 prill ka pësuar goditje në tru dhe që atëherë ndodhet në spitalin e paraburgimit në Hagë, ku po trajtohet nën mbikëqyrje mjekësore. Gjendja e tij shëndetësore është raportuar si e rëndë dhe e paqëndrueshme, duke ngritur diskutime edhe për mundësinë e trajtimit të tij jashtë qelisë së burgut në fazat e fundit të jetës /LAPSI.al

Të këshilluara

Iku edhe Rexhep Qosja

Nga Adriatik Kelmendi “S’po ndiej shumë nevojë të dal e të takohem me njerëz. Jam në shtëpi mes librash i shoqëruar me mendjet më të ngritura të botës!” Më k...

20:08

Aksident në tunelin e Llogarasë

Dy makina janë përplasur brenda tunelit të Llogarasë. Në aksident janë prfshirë një makinë tip BMw, e cila drejtohej nga Romario Kanaj dhe një Volvo që drejt...

18:15

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI