Flash

Trump do të marrë pjesë në negociatat Izrael-Liban

Lapsi.al 23 April 2026
Trump do të marrë pjesë në negociatat Izrael-Liban

Presidenti, Donald Trump do të marrë pjesë në raundin e ri të bisedimeve sot në Uashington mes Libanit dhe Izraelit në nivel ambasadori, gjatë të cilit Bejruti do të kërkojë zgjatjen e armëpushimit që ka qenë në fuqi që nga 17 prilli.

Përveç presidentit amerikan, në takim do të marrin pjesë sekretari amerikan i Shtetit dhe ambasadorët amerikanë të Izraelit, Yehiel Leiter dhe Libanit Nada Hammadi Mowad, si dhe ambasadori amerikan në Liban Michel Aissa.

Mediat shkruajnë se ambasadori amerikan në Izrael Mike pritet që të marrë pjesë, gjithashtu. Negociatat fillimisht ishin planifikuar të zhvilloheshin në Departamentin e Shtetit, por përfundimisht do të mbahen në Shtëpinë e Bardhë.

Libani do të kërkojë gjatë takimit zgjatjen e armëpushimit, i cili përfshin ndërprerjen e shkatërrimit të shtëpive dhe ndërprerjen e sulmeve ndaj civilëve, vendeve të adhurimit, gazetarëve, stafit mjekësor dhe arsimor.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI