Flash

Kriza energjetike, Brukseli bën thirrje për bashkëpunim

Lapsi.al 23 April 2026
Kriza energjetike, Brukseli bën thirrje për bashkëpunim

Bashkimi Evropian po i ndjen qartë pasojat e luftës në Iran. Sipas Komisionit Evropian që nga fillimi i konfliktit kostot për importin e lëndëve djegëse fosile janë rritur me rrethh 24 miliardë euro. Si pasojë disa shtete anëtare kanë ndërmarrë tashmë masa për të lehtësuar barrën për konsumatorët dhe bizneset. Deri më sot secili shtet ka vepruar më vete, por Komisioni Evropian synon tani ta koordinojë më mirë këtë proces dhe ka propozuar një sërë masash, me të cilat shtetet anëtare mund të përballojnë rritjen e çmimeve të naftës dhe gazit.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi: “duhet të përshpejtojmë kalimin drejt energjive vendase dhe të pastra” që shtetet anëtare të jenë në gjendje të përballojnë më mirë edhe në të ardhmen “stuhi gjeopolitike”.

Komisioni theksoi gjithashtu se vendet e BE-së që përdorin tashmë më shumë energji të rinovueshme ose energji bërthamore dhe që disponojnë “rrjete më fleksibile me kapacitete dhe mundësi të mjaftueshme magazinimi” janë më pak të prekura nga kriza aktuale energjetike dhe luhatjet e forta të çmimeve.

Energjia bërthamore pritet të luajë rol më të madh

Në një dokument të ri strategjik energjia bërthamore konsiderohet si një “përbërës i rëndësishëm” për shmangien e emetimeve të CO₂. Mini-centralet bërthamore dhe “shmangia e mbylljes së parakohshme të kapaciteteve ekzistuese bërthamore” mund të ndihmojnë në uljen e varësisë nga lëndët djegëse fosile.Përveç kësaj, Komisioni Evropian rekomandon lehtësime tatimore për instalimin e pompave për ngrohje dhe të paneleve diellore, si dhe për blerjen e makinave elektrike.

Sipas dokumentit Brukseli synon gjithashtu të lehtësojë koordinimin mes shteteve anëtare, për shembull për mbushjen e depozitave të gazit, vënien në dispozicion të rezervave të naftës dhe miratimin e masave kombëtare emergjente.

Mbikëqyrje e rezervave të karburanteve

Përveç kësaj, Komisioni Evropian planifikon krijimin e një qendre, e cila do të mbikëqyrë furnizimin dhe rezervat e karburanteve në 27 vendet e BE-së. Konkretisht Komisioni propozon, ndër të tjera, koordinimin e mbushjes së depozitave të gazit në shtetet anëtare, në mënyrë që të shmangen rritjet e menjëhershme të çmimeve si pasojë e blerjeve të mëdha të njëkohshme. Po ashtu synohet optimizimi i shpërndarjes së kerozinës mes vendeve të BE-së për të parandaluar mungesat në trafikun ajror./DW

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 23 prill 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do të blihet me 95.2 lekë dhe do të shitet me 95.8 lekë. Një dollar amerikan blihet sot me 81 lekë dhe shitet me 82 ...

08:17

Parashikimi i motit për sot, 23 prill 2026

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht me alternime vranësirash si dhe kthjel...

07:26

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI