Flash

Integrimi pezull, Rama thërret mbledhje të Grupit Parlamentar të PS

Lapsi.al 23 April 2026
Integrimi pezull, Rama thërret mbledhje të Grupit Parlamentar të

Edi Rama i rikthehet mbledhjeve të zgjeruara të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, mbledhje që shpesh i ngjajnë edhe “gjyqeve publike”. Të hënën e javës së ardhshme socialistët do të mblidhen sërish në Pallatin e Brigadave në orën 11:00. Pritet të ketë një raportim për procesin e integrimit në BE nga ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha dhe kryenegociatorja, Majlinda Dhuka.

Fokusi do të jetë Kapitulli 24, që lidhet me fushën e lirisë, drejtësisë dhe sigurisë. Kujtojmë se Shqipëria ndodhet në një ngërc sa i përket integrimit pasi raporti IBAR nuk është miratuar ende. Kthesa e Brukselit ndaj Tiranës lidhet me mbrojtjen politike që Edi Rama i bëri të pandehurës, Belinda Balluku.

Një ditë më parë Brukseli dha lajmin se tashmë ka nisur puna për hartimin e traktatit/marrëveshjes së anëtarësimit në BE të Malit të Zi. Ndërsa Shqipëria qëndron pezull teksa skepticizmi në vendet europiane është rritur. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në tunelin e Llogarasë

Dy makina janë përplasur brenda tunelit të Llogarasë. Në aksident janë prfshirë një makinë tip BMw, e cila drejtohej nga Romario Kanaj dhe një Volvo që drejt...

18:15

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI