Flash

Berisha: Arkitekte e kopshtit privat të kryeministrit, Linda Rama të dërgohet në SPAK

Lapsi.al 23 April 2026
Berisha: Arkitekte e kopshtit privat të kryeministrit, Linda Rama të

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se heqja e imunitetit të Belinda Ballukut dhe arrestimi i saj, janë kushte themelore që ndikojnë në procesin e integrimit të vendit.

Në fjalën e tij në Kuvend ai ka shtuar se një element i rëndësishëm është gjithashtu që bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama të dërgohet në SPAK, duke e quajtur atë si arkitekte e “kopshtit privat të Ramës”, referuar skandalit të AKSHI-t.

“Rama dhe vasalët e tij në Kuvend bëjnë gjithçka të nxjerrin Kuvendin jashtë kohe e t’i imponojnë atij në axhendë që s’ka lidhje me interesat e qytetarëve. Nafta dhe integrimi në BE janë dy çështjet që i interesojnë më shumë shqiptarëve. Integrimin e mbyllët. Bazoheni në telefona hektike që europianët urojnë të mos i marrë në telefon. Për momentin heqja e imunitetit të Ballukut është themelore për integrimin, dhe dërgimi i saj atje ku kërkon SPAK. Paraqitja para SKAP e Linda Ramës, arkitektja e vërtetë e kopshtit të Ramës. Mund të gjeni prokurorë që fsheh Lindën dhe dokumente, por dosja e tyre është kudo në Europë. Kos dje nuk citoi fare Shqipërinë kur foli për Malin e Zi", u shpreh Berisha.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 23 prill 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do të blihet me 95.2 lekë dhe do të shitet me 95.8 lekë. Një dollar amerikan blihet sot me 81 lekë dhe shitet me 82 ...

08:17

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI