Flash

Transporti publik/ Këshilli Bashakiak miraton kompensim 50 lekë/litër për naftën

Lapsi.al 22 April 2026
Transporti publik/ Këshilli Bashakiak miraton kompensim 50

Këshilli Bashkiak i Tiranës, me kërkesë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës, miratoi projektvendimin e Qeverisë për kompensimin e linjave të transportit qytetas, rrethqytetas dhe ndërqytetas, si pjesë e paketës ‘Anti-Krizë’, pas rritjes së çmimit të naftës si pasojë e luftës në Iran.

Projektvendimi i Qeverisë synon kompensimin e shoqërive të transportit për linjat qytetëse, rrethqytetëse dhe ndërqytetëse në masën 50 lekë për litër karburanti, për një periudhë tre mujore, mars, prill, maj 2026.

Kompensimi do të bëhet për shumën e konsumit të karburantit për periudhën mars, prill, maj 2026, por jo më shumë se sasia e konsumuar për të njëjtën periudhë të vitit 2025, për secilën nga shoqëritë.

Pas dhënies së pëlqimit në Këshillin bashkiak të Tiranës, vendimi do të kalojë në qeveri, ku do të marrë ‘vulën’ përfundimtare.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI