Flash

Raporti: Gratë dominojnë administratën në Shqipëri

Lapsi.al 22 April 2026
Raporti: Gratë dominojnë administratën në Shqipëri

Gratë vijojnë të dominojnë shërbimin civil në Shqipëri, duke përbërë shumicën e punonjësve në të gjitha kategoritë e institucioneve, me përqindjen më të lartë në administratën vendore. Të dhënat e raportit vjetor për vitin 2025 tregojnë se gratë përbëjnë rreth 58% të nëpunësve civilë, ndërsa burrat rreth 42%, një strukturë që ka mbetur pothuajse e pandryshuar krahasuar me vitin 2024.

Sipas raportit, gratë janë shumicë në të gjitha nivelet e administratës, por diferenca mes gjinive është më e dukshme në administratën vendore. Në këtë kategori rezultojnë 3545 gra dhe 2200 burra, duke e bërë atë sektorin me dominimin më të fortë të grave. Ndërkohë, në administratën shtetërore janë 3973 gra dhe 3347 burra, ndërsa në institucionet e pavarura 778 gra dhe 492 burra, çka konfirmon se gratë janë shumicë në çdo tipologji institucioni.

Megjithatë, struktura e pozicioneve në shërbimin civil tregon se shumica e vendeve të punës nuk janë në nivele drejtuese. Sipas ndarjes sipas kategorive funksionale, rreth 73% e pozicioneve i përkasin kategorisë ekzekutive, ndërsa vetëm 1.9% janë në kategorinë e lartë drejtuese, çka tregon se vendet më të larta në administratë mbeten të kufizuara në numër.

Në total, sistemi i shërbimit civil përfshin mijëra pozicione pune të shpërndara në dhjetëra institucione, ndërsa struktura gjinore ka mbetur pothuajse e njëjtë nga një vit në tjetrin. Në vitin 2024, gratë përbënin rreth 58.5% të punonjësve, ndërsa në vitin 2025 kjo përqindje rezulton 57.8%, duke treguar një dominim të qëndrueshëm të grave në administratë.

Administrata publike rezulton gjithashtu me një moshë mesatare mbi 40 vjeç. Sipas të dhënave të raportit, mosha mesatare në administratën shtetërore është 42 vjeç, në administratën vendore 43 vjeç dhe në institucionet e pavarura 41 vjeç. Kjo tregon një trupë administrative relativisht të konsoliduar në moshë, me administratën vendore që rezulton pak më e moshuar krahasuar me sektorët e tjerë. /SCAN

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI