Flash

Rama takon Mitsotakis dhe thotë se sherret i kanë lënë pas

Lapsi.al 22 April 2026
Rama takon Mitsotakis dhe thotë se sherret i kanë lënë pas

Kryeministri Edi Rama ndodhet në për një vizitë zyrtare në Athinë, ku ka takuar homologun e tij, Kyriakos Mitsotakis, ndërsa ka ndarë disa foto.

Në mesazhin e tij Rama tregon dhe detaje nga takimi, duke shtuar se kapërcejnë çështjet e mbartura, drejt marrëveshjes së re strategjike me Greqinë. Kjo nënkupton një kthesë të fortë nga marrëdhëniet e ndera që ata kishin falë arrestimit dhe burgosjes së Fredi Belerit.

“Me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, na lidh një miqësi e posaçme e farkëtuar në rrugën e përbashkët të ambicies për të modernizuar vendet tona dhe për t’i ngritur marrëdhëniet shqiptaro-greke në një nivel të ri. Përgjatë kësaj rruge jo vetëm momentet më të mira, po edhe ato më të vështirat janë karakterizuar gjithnjë nga komunikimi plot respekt e pa dorashka, ndërkohë që po punojmë për kapërcimin përfundimtar të të gjitha çështjeve të mbartura mes dy shteteve, për të dalë nga ky vit me një marrëveshje të re partneriteti strategjik”, shkruan Rama.

Të këshilluara

Dëborë në zonat malore të Kukësit

Reshjet e borës kanë përfshirë zonat malore të qarkut të Kukësit, duke zbardhur fshatrat Shishtavec, Turaj dhe Novosej, ndërsa temperaturat kanë pësuar rënie të...

15:30

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI