Flash

Qëllohet drejt një makine në Laç, s'ka të lënduar/ Në kërkim babai me 2 djemtë

Lapsi.al 22 April 2026
Qëllohet drejt një makine në Laç, s'ka të

Pasditen e kësaj të mërkure është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti në Kurbin, në afërsi të qytetit të Laçit.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se është qëlluar drejt automjetit me të cilin lëvizte shtetasi M.N. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.

Policia raporton se ka identifikuar tre autorët e dyshuar, babain, Pren Gjoka me dy djemtë, Henrik e Paris Gjoka, (njëri prej tyre dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit) dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e tyre.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Njoftimi i Policisë:

Kurbin/Informacion paraprak-Rreth orës 18:55, në afërsi të hyrjes së qytetit të Laçit, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte shtetasi M. N. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar. Nga veprimet e shpejta janë identifikuar autorët e dyshuar: shtetasi P. Gj. dhe dy djemtë e tij, shtetasit H. Gj. dhe P. Gj. (njëri prej tyre dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit), ndërsa vijojnë kontrollet për kapjen e tyre. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI