Flash

Kthyen banesën me qira në shtëpi bari, prangosen dy të rinj, në kërkim bashkëpunëtori

Lapsi.al 22 April 2026
Kthyen banesën me qira në shtëpi bari, prangosen dy të rinj,

Dy të rinj janë arrestuar nga policia në Shkodër në kuadër të një operacioni për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Në kërkim është shpallur një tjetër, i akuzuar si bashkëpunëtor i tyre.

Dy personat, 18 dhe 20-vjeç, kishin marrë një ambient me qira në të cilin fshihnin lëndë narkotike dhe e përgatisin për shitje. Ata u kapën në flagrancë në lagjen “Manush Alimani”, me doza kokaine dhe kanabisi, gati për shitje. Sipas policisë, ata ua shisnin lëndën narkotike kryesisht moshave të reja.

Në kërkim u shpall shtetasi L. A., 23 vjeç pasi ishte ky që e kishte marrë banesën me qira bashkë me dy të tjerët për këtë aktivitet. Policia thotë se ka sekuestruar lëndën narkotike kokainë dhe kanabis, qese farmaceutike për paketimin e tyre, 5 peshore elektronike, 1 armë e ftohtë, 1 motomjet dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar prej trafikimit të lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Zbulohet një ambient i marrë me qira,ku shërbente për të fshehur lëndën narkotike dhe për përgatiteje për shitje.

Kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Sekuestrohen lëndë narkotike kokainë dhe Cannabis Sativa, qese farmaceutike për paketimin e tyre, 5 peshore elektronike, 1 armë e ftohtë, 1 motomjet që përdorej për këtë veprimtari kriminale dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar prej saj.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Seksionin e Mbështetjes Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara për shitje të lëndëve narkotike në qytetin e Shkodrës, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Target Group”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan shtetasit N. F., 18 vjeç dhe K. Z., 20 vjeç, të dy banues në Shkodër. Ata u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lagjen “Manush Alimani”, me doza të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe Cannabis Sativa, të cilat i posedonin me qëllim shitjen, kryesisht tek moshat e reja.

Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi L. A., 23 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas kishte marrë me qira një ambient në lagjen “Manush Alimani”, ku, bashkë me dy shtetasit e arrestuar, fshihnin lëndën narkotike dhe e përgatitnin në doza për shitje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi e madhe dozash të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe Cannabis Sativa, qindra qese farmaceutike për paketimin e tyre, 5 peshore elektronike, 2 celularë, 1 armë e ftohtë (shkop metalik), 1 motomjet që përdorej për këtë veprimtari kriminale dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar prej saj.

Vijon puna për kapjen e shtetasit në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme hetimore.

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor, 22 prill 2026

Ditën e sotme euro do të blihet me 95.2 lekë dhe do të shitet me 95.9 lekë. Dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 80.7 lekë, në shitje me 81.7 lekë. N...

08:13

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI