Flash

Athinë/ Rama kërkon ndjesë për paraqitjen, Micotakis: Na pëlqen si vishesh!

Lapsi.al 22 April 2026
Athinë/ Rama kërkon ndjesë për paraqitjen, Micotakis: Na

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pritur nga homologu i tij grek Kirjakos Micotakis në pallatin Maximus. Në një video të shpërndarë nga mediat greke, dy kryeministrat shkëmbejnë disa deklarata kortezie për gadishmërinë për zgjidhjen e çështjeve mes dy vendeve, ndërsa Rama shprehet se nuk e dinte se do të kishte një pritje kaq “zyrtare” në Pallatin Maximos. "Çfarë i duhet lënë të shkuarës, t'ia lëmë të shkuarës" dëgjohet të thotë Rama. Ai shtoi gjithashtu se “shpreson” që media greke të mos e perceptojë veshjen e tij të përditshme “ndryshe”, por si “mungesë informacioni të mirë rreth protokollit”.

"Është një nder për mua të jem këtu, dhe kërkoj ndjesë që nuk u vesha aq zyrtarisht sa ju, sepse nuk e prisja një pritje të tillë. Kështu që shpresoj që media greke të mos e trajtojë ndryshe, përveçse si mungesë informacioni nga protokolli im."

Nga ana e tij, Kyriakos Mitsotakis u përgjigj: “Ne e pranojmë që ju jeni gjithmonë shumë inovativ në mënyrën se si visheni dhe kjo na pëlqen.”

https://www.youtube.com/watch?v=o4xsr_Kwb5A&t=1s

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI