Flash

Aksident i rëndë në Laç, tre të plagosur përfundojnë te Trauma

Lapsi.al 22 April 2026
Aksident i rëndë në Laç, tre të plagosur

Një aksident i rëndë ka lënë të plagosur tre persona pasditen e sotme në Laç, pasi dy makina janë përplasur “kokë më kokë”. 

Sipas informacioneve paraprake, një automjet me drejtues shtetasin me iniciale B. N. është përplasur me një automjet tjetër me drejtues shtetasin me iniciale A. P.

Si pasojë e aksidentit, ky i fundit dhe dy pasagjerët që ndodheshin me të, janë lënduar dhe janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Paraprakisht, bëhet me dije se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI