Flash

Vjosa çlirohet nga hekurishtet e HEC-it të Becchettit,Lamallari nxjerr pamjet (VIDEO)

Lapsi.al 21 April 2026
Vjosa çlirohet nga hekurishtet e HEC-it të Becchettit,Lamallari

Vendi ku biznesmeni italian Francesco Becchetti kishte nisur të ndërtonte një HEC tashmë është pastruar nga hekurishtet dhe mjetet që dergjeshin buzë lumit Vjosa prej vitesh. Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, publikon pamjet e ndërhyrjes që bëri Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

“Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara vazhdon punën për lirimin e hapësirave publike të zëna prej vitesh nga grumbullimi i pasurive që administron. Së fundi është liruar një tjetër hapësirë pranë lumit Vjosa, e cila prej 15 vitesh ishte e zënë nga pasuri të luajtshme të sekuestruara. Përmes ndërhyrjes së #AAPSK , kjo zonë tashmë rikthehet në funksion të mjedisit dhe komunitetit, duke mos rrezikuar më ndotje. Ky është një tjetër hap drejt administrimit më efikas dhe transparent të pasurive”, shkruan Lamallari.

Kujtojmë që biznesmeni italian u dënua përfundimisht nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë me 12 vite burg në shtator 2025. Ai është shpallur fajtor për krijimin e një skeme mashtrimi me TVSH dhe pastrim parash. Becchetti u akuzua për 4 vepra penale; “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim Dokumentesh”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI