Flash

Pak orë shi përmbytin Lezhën

Lapsi.al 21 April 2026
Pak orë shi përmbytin Lezhën

Reshjet e dendura të shiut që përfshinë qytetin e Lezhës gjatë orëve të fundit krijuan probleme në disa zona urbane, duke sjellë vështirësi në qarkullimin e qytetarëve dhe automjeteve.

Situata më problematike u regjistrua në lagjen “Besëlidhja”, apo lagjen “Skënderbeg” ku si pasojë e intensitetit të reshjeve dhe mbingarkesës së sistemit të kanalizimeve, uji doli në sipërfaqe dhe u grumbullua në bllokun e banimit “11 Janari”.

Banorët e zonës shprehen se kjo është një situatë që përsëritet prej vitesh.

Nga ana tjetër, nënkryetari i Bashkisë së Lezhës, Fatjon Zefi, bën me dije se situata të tilla mund të përsëriten edhe gjatë reshjeve të pranverës, por ndërhyrjet që po realizohen në qytet për disiplinimin e ujërave të bardha dhe të zeza pritet t’i japin zgjidhje përfundimtare këtij problemi.

Pas ndërprerjes së reshjeve të dendura, situata është përmirësuar dhe niveli i ujit është tërhequr, duke normalizuar lëvizjen në zonat e prekura.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI