Flash

Lëvizte i armatosur në Durrës, arrestohet 32-vjeçari

Lapsi.al 20 April 2026
Lëvizte i armatosur në Durrës, arrestohet 32-vjeçari

Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës, pasi u kap teksa qarkullonte i armatosur me pistoletë. Gjatë kontrollit fizik, të riut iu gjet në çantë 1 armë zjarri pistoletë, të cilën e posedonte pa leje, ndërsa gjatë kontrollit të banesës iu gjet edhe një sasi municioni luftarak. Po ashtu nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se 32-vjeçari drejtonte automjetin pa leje drejtimi.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni i koduar “Mesnata”. Lëvizte i armatosur me pistoletë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 32-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe municioni luftarak. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që qarkullojnë me armë pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Mesnata”.

Gjatë operacionit, në lagjen nr. 18, u ndalua automjeti me drejtues shtetasin E. K.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. K., në çantën marsup i gjetën 1 armë zjarri pistoletë, të cilën e posedonte pa leje, ndërsa gjatë kontrollit të banesës iu gjet edhe një sasi municioni luftarak.

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se 32-vjeçari drejtonte automjetin pa leje drejtimi.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K., 32 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Kukës

Një person ka humbur jetën si pasojë e përplasjes në afërsi të aeroportit të Kukësit. Ende nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës dhe as rrethanat e aksiden...

14:16

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI