Flash

Spanja kërkon pezullimin e plotë të marrëveshjes së asociimit BE-Izrael

Lapsi.al 19 April 2026
Spanja kërkon pezullimin e plotë të marrëveshjes së

Spanja do t’i kërkojë Bashkimit Evropian të martën, më 21 prill, të pezullojë plotësisht marrëveshjen e lidhjes me Izraelin, duke argumentuar se qeveria izraelite “shkel ligjin ndërkombëtar”, njoftoi kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez.

“Qeveria spanjolle këtë të martë do të paraqesë në Bruksel një propozim për të anuluar marrëveshjen e lidhjes me Izraelin, sepse një qeveri që shkel ligjin ndërkombëtar nuk mund të jetë partner i Bashkimit Evropian,” deklaroi Sánchez gjatë një tubimi parazgjedhor në Andaluzia.

Marrëveshja e lidhjes mes BE-së dhe Izraelit, e cila hyri në fuqi në vitin 2000, përfshin një klauzolë që lidhet me respektimin e të drejtave të njeriut.

Spanja e sfidoi për herë të parë këtë marrëveshje në shkurt të vitit 2024, kur Sánchez dhe kryeministri i atëhershëm i Irlandës i dërguan një letër të përbashkët Komisionit Evropian, duke kërkuar vlerësimin e respektimit nga Izraeli të detyrimeve të tij në fushën e të drejtave të njeriut pas fillimit të luftës në Gaza.

Që atëherë, qëndrimi i Sánchez është forcuar gradualisht, veçanërisht lidhur me luftën në Liban, deri te njoftimi i sotëm. Ky hap vjen pas një letre të dërguar të premten nga Irlanda, Sllovenia dhe Spanja, ku kërkohej që “marrëveshja e lidhjes BE-Izrael të shqyrtohet në mbledhjen e ardhshme të Këshillit për Çështjet e Jashtme”.

Të këshilluara

Hapja e Hormuzit, Trump falënderon Iranin

Përmes një postimi në Truth Social, presidenti i SHBA-së Donald Trump konfirmoi hapjen e Ngushticës së Hormuzit nga Irani, e cila u njoftua pak minuta më parë n...

17:13

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI