Flash

PAMJET/ Sulm masiv me armë në SHBA, 8 fëmijë të vrarë

Lapsi.al 19 April 2026
PAMJET/ Sulm masiv me armë në SHBA, 8 fëmijë të

8 fëmijë, njëri prej të cilëve foshnjë, mbetën të vrarë në një sulm masiv me armë në Shreveport, Luiziana të SHBA-ve. Një person i armatosur hapi zjarr në tre shtëpi të ndryshme në qytet.

10 persona u qëlluan gjithsej, 8 prej tyre për vdekje. Moshat e viktimave varionin nga 1 deri në 14 vjeç, sipas policisë.

Disa nga viktimat ishin "të afërm" të personit të armatosur, tha zëdhënësi i Departamentit të Policisë së Shreveport, Christopher Bordelon, në një konferencë për shtyp.

Pas të shtënave, personi i armatosur grabiti një automjet dhe u përpoq të arratisej, përpara se të qëllohej për vdekje nga policia.

Vendi i krimit përfshinte dy shtëpi në të njëjtën rrugë dhe një të tretë në një rrugë aty pranë.

"Individi përgjegjës, pasi u largua nga kjo vendngjarje, kreu një grabitje makine pikërisht këtu, në të cilën, oficerët e patrullës së policisë së Shreveport u vunë pas atij automjeti" - tha Bordelon. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Hapja e Hormuzit, Trump falënderon Iranin

Përmes një postimi në Truth Social, presidenti i SHBA-së Donald Trump konfirmoi hapjen e Ngushticës së Hormuzit nga Irani, e cila u njoftua pak minuta më parë n...

17:13

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI