Flash

Konflikti për kasetën e vitit 2007: Kim kërkon 7 milionë dollarë

Lapsi.al 19 April 2026
Konflikti për kasetën e vitit 2007: Kim kërkon 7 milionë

Kim Kardashian dhe Kris Jenner kanë kërkuar 7 milionë dollarë nga Ray J, pasi pretendojnë se ai ka shkelur një marrëveshje sekrete që lidhet me skandalin e videos intime të vitit 2007.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Page Six, përplasja ligjore lidhet me një marrëveshje të arritur në vitin 2023, e cila përfshinte një klauzolë konfidencialiteti (NDA), që ndalonte palët të flisnin publikisht ose të bënin deklarata të rreme mbi çështjen.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, “The Kardashians” thuhet se i kanë paguar reperit – emri i vërtetë i të cilit është William Ray Norwood Jr. – rreth 6 milionë dollarë në këste, ku pagesa e fundit prej 1 milion dollarësh pritej të bëhej në vitin 2026.

Megjithatë, në një letër ligjore të majit 2025, Kardashian dhe Jenner e akuzojnë Ray J për shkelje të marrëveshjes, duke kërkuar kthimin e 5 milionë dollarëve të paguar deri më tani, si dhe 1 milion dollarë shtesë për secilën shkelje.

Konflikti u përshkallëzua pasi Ray J, gjatë një transmetimi live në vitin 2025, akuzoi pa prova dyshen se po hetoheshin për aktivitete kriminale. Në përgjigje, Kardashian dhe Jenner ngritën padi për shpifje në tetor 2025, duke i cilësuar pretendimet si “krejtësisht të pavërteta”.

Nga ana tjetër, Ray J kundërpaditi në nëntor 2025, duke mohuar akuzat dhe duke pretenduar se vetë Kardashian dhe Jenner kishin shkelur marrëveshjen përmes deklaratave të tyre publike.

Ai gjithashtu ka përsëritur pretendimin se publikimi i videos së vitit 2007 ishte i organizuar nga vetë dyshja – një akuzë që ato e kanë mohuar kategorikisht në dokumentet gjyqësore, duke e quajtur “gënjeshtër”.

Ndërkohë, një gjykatë në Los Angeles refuzoi kërkesën e Kardashian dhe Jenner për të mbajtur private disa detaje të marrëveshjes, duke argumentuar se ato nuk paraqitën prova të mjaftueshme se publikimi i tyre do t’u shkaktonte dëm.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI