Flash

Haxhiu bën thirrje për konsensus për presidentin dhe shmangie të zgjedhjeve në Kosovë

Lapsi.al 19 April 2026
Haxhiu bën thirrje për konsensus për presidentin dhe shmangie

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë thirrje për arritjen e një konsensusi ndërmjet partive politike për zgjedhjen e presidentit, duke theksuar se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Kjo javë është vendimtare. Uroj që të nisë me takime ndërmjet partive politike. Nuk kanë mbetur edhe shumë ditë. Por, në qoftë se ka vullnet, mund të kryhet brenda shumë pak orësh”, tha Haxhiu për media gjatë vizitës në Akademinë Përkujtimore me rastin e Ditës së Veteranëve të Betejës së Koshares.

Haxhiu tha se nuk është përgjegjëse për të ftuar partitë politike në takime, duke theksuar se këto ftesa po bëhen nga kryeministri Albin Kurti, si lider i partisë në pushtet.

Ajo u bëri thirrje partive që t’u përgjigjen pozitivisht ftesave të Kurtit, duke shtuar se takimet mund të ndihmojnë në arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit ose presidentes së ardhshme.

Duke folur për mundësinë e zgjedhjeve të reja, Haxhiu tha se kjo nuk është në interes të vendit.

“Mendoj që është shumë e rëndësishme që vendi të mos shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Kemi shumë punë para vetes, jo vetëm për së brendshmi, por po ashtu edhe për zhvillimet jashtë vendit tonë”, shtoi ajo.

Ajo tha se qytetarët nuk i duan zgjedhjet në këtë moment, duke rikujtuar se zgjedhjet e fundit janë mbajtur pak muaj më parë, në dhjetor.

Në këtë kontekst, Haxhiu u bëri thirrje partive politike që të bashkohen për zgjedhjen e presidentit.

Deklaratat e saj vijnë disa ditë pasi zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Jashtëm dhe Diasporës, Glauk Konjufca, tha se zgjedhja e presidentit varet nga vullneti i opozitës.

“Shkojmë në zgjedhje të reja nëse ky është vullneti i opozitës, nuk kemi çfarë të bëjmë”, tha ai më 15 prill.

Konjufca kishte deklaruar gjithashtu se do të tërhiqte kandidaturën e tij nëse opozita do të dilte me një kandidat të përbashkët, duke theksuar se është më e rëndësishme që Kosova të ketë president sesa emri i tij.

Në fillim të këtij muaji, kreu i LVV-së, njëherësh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte zhvilluar takim me Lumir Abdixhikun, kryetarin e subjektit opozitar, Lidhja Demokratike e Kosovës, por takimi ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje për presidentin.

LVV-ja më herët ka paralajmëruar edhe takime të tjera me LDK-në dhe PDK-në.

Që nga 4 prilli, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka marrë postin e ushtrueses së detyrës së presidentit, pasi ish-presidentes Vjosa Osmani i skadoi mandati pesëvjeçar.

LVV-ja e Kurtit më 5 mars propozoi dy emra për pozitën e presidentit: Glauk Konjufcën, ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe deputeten Fatmire Mullhaxha -Kollçaku. Në mungesë kuorumi, procesi ka mbetur në gjysmë.

Të nesërmen, ish-presidentja Vjosa Osmani prezantoi një dekret për shpërndarje të Kuvendit dhe hapje të rrugës për zgjedhje të reja. Vetë Osmani e synonte edhe një mandat të dytë, mirëpo nuk e siguroi mbështetjen e nevojshme në këtë drejtim.

Dekreti u dërgua në Gjykatën Kushtetuese nga Qeveria.

Gjykata më pas doli me vendim duke thënë se dekreti i ish-presidentes nuk ka pasur asnjë efekt juridik dhe e përcaktoi 28 prillin si afat të fundit për zgjedhje të presidentit, në të kundërtën shteti shkon në zgjedhje që duhen të mbahen brenda 45 ditësh.

Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar bindshëm zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit të vitit 2025 dhe gëzon 57 ulëse në Kuvend, por ato janë të pamjaftueshme për zgjedhjen e presidentit, meqë për të finalizuar këtë proces nevojiten të paktën 80 vota në Kuvendin me 120 deputetë. /Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Të këshilluara

Kërcënohet kryeprokurori i Prizrenit

Zyra e Prokurorit të Shtetit, ka dënuar ashpër kërcënimet që i janë bërë kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziut. Në reagim theks...

16:29

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI