Flash

Del VIDEO/ Si nisi zjarri te pallati “Arlis” të “Farmacia 10”

Lapsi.al 19 April 2026
Del VIDEO/ Si nisi zjarri te pallati “Arlis” të “Farmacia

Mediat kanë publikuar pamje nga momenti kur mbeturinat e një marketi në katin zero të pallatit "Arlis" në zonën e “Farmacisë 10” në kryeqytet marrin flakë. Më pas zjarri përfshiu fasadën e objektit, duke shkrumbuar rreth 30 apartamente.

Flakët nisën rreth 16:34 të së martës dhe në pamje shihen kartonët e mbeturinave në flakë. Në pak sekonda zjarri përhapet menjëherë, duke prekur edhe një prej kolonave të fasadës së objektit 12-katësh.

Sipas të njëjtave burime ka dyshime se zjarri ka nisur si pasojë e një shkëndije. Dyshohet se disa të mitur u bënë shkak që mbeturinave të marketit t’u vihej flaka.

Aktualisht policia ka 8 persona nën hetim: 4 prej tyre u arrestuan pas ngjarjes, por u liruan nga Gjykata e Tiranës, si dhe 4 të tjerë që u proceduan në gjendje të lirë, mes të cilëve edhe pronari i kompanisë ndërtuese “Arlis”, Armand Lilo.

Autoritetet po hetojnë jo vetëm për shkaqet e zjarrit, por edhe nëse pallati ka pasur standardet e sigurisë kundër zjarrit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Kërcënohet kryeprokurori i Prizrenit

Zyra e Prokurorit të Shtetit, ka dënuar ashpër kërcënimet që i janë bërë kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziut. Në reagim theks...

16:29

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI