Flash

Trump sulmon NATO-n: Të padobishëm!

Lapsi.al 18 April 2026
Trump sulmon NATO-n: Të padobishëm!

Donald Trump u shfaq i entuziazmuar për hapjen e Ngushticës së Hormuzit, por edhe i tërbuar me NATO-n të cilin e quajti të padobishëm dhe tha se “nuk kemi pasur kurrë nevojë për të”.

Në fjalimin e tij në një aktivitet në Phoenix dhe pas disa çështjeve të politikës së brendshme, presidenti amerikan iu drejtua çështjes së Iranit dhe luftës, duke përsëritur shumë nga ato që ka thënë në të kaluarën.

Lidhur me hapjen e Ngushticës së Hormuzit, Trump tha se ishte “një ditë e madhe dhe e ndritshme për botën”, pasi Ngushtica tani është “plotësisht e hapur dhe gati për biznes”.

Ai theksoi, megjithatë, se bllokada detare ndaj Iranit do të mbetet në fuqi të plotë “derisa marrëveshja jonë të jetë 100% i plotë”.

Trump tha gjithashtu se negociatat “duhet të ecin shumë shpejt dhe se shumica e pikave janë negociuar dhe rënë dakord tashmë”. Për këtë çështje, realiteti e përgënjeshtron narrativën e presidentit amerikan, pasi Teherani ka mohuar pretendimet e tij se pala iraniane ka rënë dakord për shumë nga pikat.

Ai përsëriti se rezervat e uraniumit të pasuruar të Iranit do të transferoheshin në Shtetet e Bashkuara. “Ne do të shkojmë me Iranin për të rimarrë uraniumin e pasuruar, do ta sjellim atë shumë shpejt në Shtetet e Bashkuara”, tha ai.

Por sigurisht, ai nuk harroi atë që presidenti pëlqen ta përsërisë herë pas here: “Unë kam përfunduar tetë luftëra dhe nëse shtojmë Iranin dhe Libanin, do të jenë 10 luftëra që kanë përfunduar.”

Ndërkohë, ai u nuk i kurseu sërish sulmet ndaj NATO-s. “Dhe tani që situata në Ngushticën e Hormuzit pothuajse ka mbaruar, mora një telefonatë nga NATO duke më pyetur nëse donim ndonjë ndihmë. Faleminderit shumë, NATO. U thashë atyre se do të doja ndihmën tuaj dy muaj më parë, por tani me të vërtetë nuk e dua më, sepse ata ishin plotësisht të padobishëm kur ne kishim nevojë për ta, megjithëse ne nuk ia kemi nevojën askujt”, tha presidenti.

Të këshilluara

Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e naftës dhe benzinës në vend. Në vendimin që Bordi mori sot, i cili do të hyjë në fuqi në orën 10:30, u ven...

09:38

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI