Flash

Berisha: Vazhdojmë kryengritjen deri në kilometrin e fundit

Lapsi.al 18 April 2026
Berisha: Vazhdojmë kryengritjen deri në kilometrin e fundit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se PD do të vazhdojë betejën paqësore deri në arritjen e një fitorje të plotë.

Në një deklaratë të fortë, ai theksoi se PD është e palëkundur dhe vazhdon të qëndrojë fuqishëm përballë çdo përpjekjeje për ta dobësuar.

Berisha shprehu mirënjohjen për protestuesit, të cilët, sipas tij, kanë treguar guxim dhe qëndresë për të kundërshtuar autoritetet dhe për të ngritur zërin kundër abuzimeve të qeverisë.

Ai theksoi se pavarësisht sfidave dhe përpjekjeve të shumta për të komprometuar opozitën, PD mbetet një forcë e bashkuar dhe e vendosur në misionin e saj për ndryshim.

Lideri i opozitës u shpreh se kjo është një luftë për të kthyer Shqipërinë në një demokraci funksionale dhe për të siguruar se zëri i opozitës nuk do të heshtet kurrë.

Pjesë nga deklarata:

Për të maskuar aktet e tyre shtazarake, sollën policë gjoja të plagosur, por asnjëri prej tyre nuk kishte asnjë lloj plage dhe u bënë qesharakë para personelit shëndetësor të Spitalit të Traumës dhe spitaleve të tjera.

Edhe njëherë, shpreh nderimin tim më të madh për protestuesit trima dhe guximtarë, të cilët me qëndresën, guximin e tyre i thanë dje Edi Ramës se çështjen Balluku, që është çështja Rama, vërtet i mbylle dyert prokurorisë, i mbylle dyert gjykatës, por çështjen nuk do mund ta mbyllësh kurrë sa të ketë Shqipëria opozitë gjer në ditën e fundit të ndëshkimit tuaj.

Të dashur miq, sot PD është forca politike e vetme në rrugë.

Qëndron e fuqishme përballë dhunës, terrorit policor.

Qëndron e fuqishme përballë mafies shtetërore më të rrezikshme në Europë.

Qëndron e fuqishme përballë mafies së fjalës së lirë që shpif, trillon nga mëngjesi gjer në darkë dhe manipulon kundër opozitës së fuqishme shqiptare.

Por ne vazhdojmë të palëkundur këtë betejë.

Vazhdojmë kryengritjen tonë paqësore në kilometrin tonë të fundit gjer në triumfin e plotë tonë.

Edhe njëherë, për ata që abuzojnë me kilometrin e fundit, u them prapë në qoftë se e bëni nga padija, kjo është normale.

Por në qoftë se e bëni nga keqdashja, kilometri i fundit për PD do të thotë se kjo parti kaloi beteja të cilat ngrihen në kufijtë e legjendës.

Në kilometrat e mëparshëm, në përpjekjen për asgjësimin e saj, dështuan ata që donin ta asgjësonin.

Në kilometrat e mëparshëm, në përpjekjen për ta shndërruar në fasadë opozitë apo për ta unifikuar me qeverinë, dështuan ata që tentuan këtë gjë.

Në kilometrat e mëparshëm, ata që vazhduan përpjekjet për asgjësim duke i marrë flamurin dhe logon dhe vulën, të cilët arritën përkohësisht ta përçajnë, përsëri dështuan sepse ajo është e bashkuar.

Në kilometrat e mëparshme kjo opozitë bëri gjithçka për t’i faktuar botës se Shqipëria është narkoshtet dhe se zgjedhjet në Shqipëri janë një farsë elektorale.

Sot janë 7 rezoluta ndërkombëtare që pohojnë plotësisht deklarimet tona.

Në kilomtrat e mëparshme, përpjekjet e mëdha të mafies ndërkombëtare dhe të qeverisë kriminale për të izoluar PD u hodhën mënjanë.

Sot jemi forca politike më e mbështetur se kurrë më parë nga të gjitha forcat politike të qendrës së djathtë në rajon, në Europë dhe në botë.

Ndaj dhe të vazhdojmë me vendosmëri të palëkundur në misionin tonë historik të përmbysjes së diktaturës së dytë në Shqipëri, diktaturës së narkosit Edi Rama.

Të këshilluara

Trump sulmon NATO-n: Të padobishëm!

Donald Trump u shfaq i entuziazmuar për hapjen e Ngushticës së Hormuzit, por edhe i tërbuar me NATO-n të cilin e quajti të padobishëm dhe tha se “nuk kemi pasur...

09:41

Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e naftës dhe benzinës në vend. Në vendimin që Bordi mori sot, i cili do të hyjë në fuqi në orën 10:30, u ven...

09:38

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI