Flash

Tetova ka akord me Teutën prej 4 muajsh, sot zyrtarizoi largimin nga Egnatia

Lapsi.al 17 April 2026
Tetova ka akord me Teutën prej 4 muajsh, sot zyrtarizoi largimin nga

Një nga ciklet më të suksesshme të futbollit shqiptar në vitet e fundit po shkon drejt fundit. Edlir Tetova ka konfirmuar se do të largohet nga drejtimi i Egnatia në fund të këtij sezoni, duke i dhënë kështu fund një periudhe që ndryshoi historinë e klubit rrogozhinas.

Lajmi erdhi në mënyrë të drejtpërdrejtë nga vetë trajneri në konferencën për shtyp, në një moment delikat të sezonit, kur Egnatia është ende në garë për titullin kampion. Një vendim i pazakontë për kohën kur u bë publik, por që synon të qartësojë situatën dhe të shmangë çdo spekulim në javët vendimtare.

Tetova në shifra

Tetova mori drejtimin e skuadrës më 27 janar 2023 dhe që prej asaj kohe ka ndërtuar një projekt fitues, duke e kthyer Egnatian në një nga ekipet më konkurruese në vend. Bilanci i tij është mbresëlënës: 74 fitore, 43 barazime dhe 39 humbje në 156 ndeshje. Por mbi të gjitha, janë trofetë që flasin më shumë — dy tituj kampionë, dy Kupa të Shqipërisë dhe një Superkupë, një dominim i qartë në skenën vendase.

Nën drejtimin e tij, Egnatia jo vetëm fitoi, por krijoi identitet dhe qëndrueshmëri, duke qenë çdo sezon pretendente reale në të gjitha kompeticionet. Nuk është rastësi që Tetova u vlerësua si trajneri më i mirë i vitit për dy sezone radhazi, në 2024 dhe 2025.

Premtimi

Megjithatë, përpara se të mbyllë këtë kapitull, tekniku ka ende një objektiv të madh: titullin e radhës. “Final Four? Për nga ajo që unë mendoj për futbollin, është pjesa e mosdorëzimit. Në Final Four do të kërkoj maksimumin për të fituar titullin”, u shpreh ai.

E ardhmja…

Sa i përket të ardhmes së klubit, Tetova preferoi të mos japë detaje, por la të kuptohet se beson te drejtimi aktual:

“Pasardhësi im? Presidenti di të bëjë zgjedhje të zgjuara. Vit pas viti jemi munduar të përmirësohemi si në dalje ashtu edhe në afrime. Kemi fituar 5 trofe dhe kemi qenë absolutë në çdo finale.”

Kështu, ndërsa sezoni hyn në fazën më të nxehtë, një gjë është e sigurt: Egnatia dhe Tetova do të luftojnë deri në fund për një tjetër trofe, përpara se rrugët e tyre të ndahen pas një historie suksesi që do të mbetet gjatë në kujtesë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI