Flash

Muçi e Mehmeti jashtë formacionit për punë menaxherësh? Duka: "Selektime objektive"

Lapsi.al 17 April 2026
Muçi e Mehmeti jashtë formacionit për punë

Eliminimi në gjysmëfinale të playoff ndaj Polonisë nuk shkaktoi vetëm dëshpërimin për mungesën e arritjes historike në Botërorin 2026, por shpërtheu edhe një çështje të fortë brenda Kombëtares: Ernest Muçi e Anis Mehmeti nuk luajnë titullarë sepse nuk kanë pranuar të jenë pjesë e agjensisë menaxheriale ku bën pjesën edhe tekniku Sylvinho. Preisdenti i FSHF-së Armand Duka, ka dhënë opinionin e tij, duke tentuar të qetësojë ujërat: "E përjashtoj plotësisht akuzën nga ndonjë që mund të bëhet. Selektimet e tij kanë qenë objektive".

Lexo më tej: Duka zbulon të ardhmen e pankinës së Kombëtares: "Ofertën e parë do ta marrë Sylvinho"

Duka ka sqaruar me qetësi, një situatë që vetëm e qetë nuk është: "Shiko këto janë gjëra që nuk ndodhin për herë të parë te ne. Janë diskutime që bëhen rëndom. Ne duhet të shohim vendimet, jo paragjykimet. Unë kam vlerësim pozitiv për trajnerin". Pastaj duke shtuar dozën e argumentit, numri 1 i Federatës theksoi: "Unë nuk mendoj se të gjithë që jemi këtu, apo të gjithë tifozët tanë që na mbështesin nëse do të bëjnë listën e ekipit kombëtar nuk do të ndryshojnë më shumë se 5 përqind nga secili nga ne. Nuk kam asnjë lloj mendimi të tillë".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI