Flash

Detaje të reja/ Si ndodhi plagosja me armë në Tiranë

Lapsi.al 17 April 2026
Detaje të reja/ Si ndodhi plagosja me armë në Tiranë

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e kësaj të premteje në kryeqytet ku një person u qëllua me armë zjarri.

Siç raportojnë mediat, sherri ka ndodhur për shkaqe banale dhe i lënduari ka plagë në pjesën e barkut.

Autori dyshohet se ka qenë në efektin e alkoolit dhe është komshi me të lënduarin. I plagosuri është identifikuar si Ilirjan Dosti, për të cilin thuhet se është jashtë rrezikut për jetën në spital.

"Më datë 17.04.2026, rreth orës 19:10, në një lokal në rrugën “Imer Ndregjoni” është plagosur, dyshohet me armë zjarri, shtetasi Ilirjan Dosti., rreth 45 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit" - thuhet në njoftimin e policisë. /LAPSI.al

Të këshilluara

Plagosje me armë në Tiranë

Plagosje me armë zjarri në Tiranë. Nga të dhënat paraprake ngjarja ka ndodhur pranë farmacisë 10. I plagosur ka mbetur Ilirjan Dosti, i cili ka plagë me plum...

19:27

Irani hap plotësisht Ngushticën e Hormuzit

Irani ka njoftuar se do të lejojë kalimin e lirë të të gjitha anijeve tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit për aq kohë sa do të zgjasë armëpushimi në Liban, i...

15:22

Ndryshon sërish çmimi i naftës

Bordi i Transparencës në datë 17 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi: ✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo...

14:38

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI