Flash

Zgjidhet kryetari i ri i Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës

Lapsi.al 16 April 2026
Zgjidhet kryetari i ri i Komisionit të Autoritetit të

Kuvendi i Shqipërisë votoi këtë mbrëmje me 73 vota pro për zgjedhjen e Denar Bibës në detyrën e Kryetarit të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës.

Projektvendimi për kryetarin e ri kaloi me 1 abstenim dhe 13 kundër.

Biba garonte bashkë me tre kandidatë të tjerë:Pajtim Melani, Elidian Balla dhe Evis Noçka.

Sipas ligjit, anëtarët e Komisionit të Konkurrencës zgjidhen nga Kuvendi. Një anëtar propozohet nga Presidenti i Republikës, dy anëtarë propozohen nga Këshilli i Ministrave dhe dy anëtarë propozohen nga Kuvendi.

Ligji parashikon që anëtarët e Komisionit zgjidhen me shumicë votash, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, për një periudhë 5-vjeçare. Kuvendi emëron edhe Kryetarin e Komisionit.

Të këshilluara

PAMJET/ Rama takon Melonin, protesta në Romë

Kreu i partisë italiane “+Europa” në opozitë, Riccardo Maggi, së bashku me mbështetësit e tij kanë zhvilluar një protestë gjatë vizitës së kryeministrit shqipta...

20:13

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI