Flash

“Tani po më provokon?”: Paolo Di Canio përplas kokën në tavolinë direkt në TV

Lapsi.al 16 April 2026
“Tani po më provokon?”: Paolo Di Canio përplas kokën

Studioja e zakonshme pas Champions League në Sky Sport përjetoi të mërkurën mbrëma një moment vërtet befasues, që më pas u zbulua se ishte i organizuar më parë. Në një moment, Paolo Di Canio goditi tavolinën me kokë me aq forcë sa dukej sikur u lëndua. Fabio Capello u ngrit menjëherë për ta ndihmuar, ndërsa Federica Masolin shkoi t’i ledhatonte kokën. Vetë gazetarja pak më vonë pranoi: “Është një skenë e sajuar”.

Paolo Di Canio me shaminë për të pastruar gjakun (që nuk është)

Gjithçka nisi kur Masolin, duke komentuar çerekfinalet e Champions League që u mbyllën atë mbrëmje (gjysmëfinalet janë PSG-Bayern Munich dhe Atletico Madrid-Arsenal), theksoi me keqardhje diferencën e nivelit dhe ritmit krahasuar me futbollin italian: “Kemi parë një nivel të jashtëzakonshëm, kush e shpreh me futboll të madh, kush arriti të eliminojë Barcelonën dhe po bën shumë mirë, kush si Arsenal është në dy fronte, një shumë i rëndësishëm si Premier League… Dhe gjithsesi topi, nga çdo kënd që ta shohësh, lëviz tri herë më shpejt se në kampionatin tonë. Kur do të arrijnë skuadrat tona atë nivel?”, pyeti ajo në fund Di Canio.

Ish-futbollisti 57-vjeçar reagoi: “Tani po më provokon? Do të më trishtosh… është provokim?”. Dhe goditi tavolinën tri herë me kokë, duke vendosur menjëherë dorën në ballë: “U vrava”. Capello u ngrit menjëherë për t’i dhënë një shami për të pastruar gjakun (që më pas u pa se nuk kishte): “Faleminderit mister, u vrava”.

“Më provokove, unë çaj kokën – tha sërish Di Canio, ndërsa Masolin qeshte me të madhe – U vrava, nuk po bëj shaka”. Atëherë Federica u ngrit për ta përqafuar dhe për t’i ledhatuar kokën. “Jam i zemëruar me futbollin tonë – vazhdoi Di Canio – O Zot çfarë gungë… jam i helmuar”.

Mbrëmja u mbyll me sqarimin e Federica Masolin: “Po shkoj të të marr akull… dhe po zbulojmë misterin, nuk ka ndodhur asgjë. Është një rreng”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI