Flash

'Shtëpi bari' në mes të Bergamos, arrestohen 2 shqiptarë

Lapsi.al 16 April 2026
'Shtëpi bari' në mes të Bergamos, arrestohen 2

Një operacion i Antimafias së Trentos çoi në goditjen dhe çmontimin e një grupi të aktivitetit të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Dy shqiptarë 40 dhe 43 vjeç janë arrestuar deri tani, ndërsa u zbulua në Monza një depo e kthyer në “shtëpi bari”, ku u gjetën rreth 2 mijë rrënjë kanabis sativa të mbjella dhe 35 kg hashash e marijuanë të tharë e gati për shitje.

Skuadra Fluturuese e Policisë së Monzës njoftoi sot se arrestoi dy shqiptarët në provincat e Monzës dhe Bergamos, të akuzuar për prodhim dhe posedim të sasive të mëdha të marijuanës me qëllim trafikimin.

“Pas një hetimi gjithëpërfshirës të kryer nga Skuadra Fluturuese e Bolzanos, e koordinuar nga Zyra e Prokurorit Anti-Mafia të Distriktit të Trentos, që synonte shtypjen e trafikut kombëtar dhe ndërkombëtar të drogës, personeli i Skuadrës Fluturuese të Shtabit të Policisë së Monzës ekzekutoi një urdhër kërkimi kundër një burri 43-vjeçar shqiptar që banonte në komunën e Brugherio, në zonën e Brianzës. Ai është subjekt i një urdhri të detyrueshëm qëndrimi sepse besohet të jetë anëtar, duke vepruar si “korrier”, i një organizate të strukturuar kriminale me seli në provincën e Bolzanos, e dedikuar për trafikimin e kokainës dhe marihuanës të destinuar për tregun e Tirolit të Jugut”, informuan autoritetet. Kjo goditje është vijim i asaj të një dite më parë, ku u shkatërrua një organizatë italo-shqiptare me 28 persona.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI