Flash

SHBA-të kërcënojnë me sulme të reja ndaj infrastrukturës energjetike të Iranit

Lapsi.al 16 April 2026
SHBA-të kërcënojnë me sulme të reja ndaj

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërcënuar me sulme të reja ndaj infrastrukturës energjetike të Iranit.

Gjenerali Dan Kane, kryetar i Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë deklaroi se në vijim mund të përdoret forca.

"Nëse nuk i përmbaheni këtij bllokade, ne do të përdorim forcën",-tha gjenerali.

Uashingtoni favorizon një zgjidhje diplomatike, por vuri në dukje se mbetet gati për veprim për të rifilluar operacionet ushtarake.

Sipas mediave të huaja, shefi i Pentagonit, Pete Hegseth tha se bllokada detare e porteve iraniane do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme, duke shtuar se qeveria amerikane mbetet "e gatshme për veprim" për të synuar objektet energjetike të Teheranit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI